PVD edhe me "një këshilltare" më shumë në kuvendin e Bujanocit?
Partisë për Veprim Demokratik, e cila sëbashku me Unionin Demokratik Shqiptar numron 12 këshilltar në Kuvendin komunal të Bujanocit, si duket do t'i bashkangjitet edhe një këshilltare nga radhët e Partisë Demokratike,të udhëhequr nga Nagip Arifi.Sipas burimeve jozyrtare që ka portali jonë, bëhet fjalë për këshilltaren Sebehate Hyda, e cila ka fituar mandantin e këshilltares komunale në kuadër të listës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundit lokale.
“Edhe pse këto janë informacione jozyrtare, rritja e PVD-së edhe për një këshilltare si duket është punë e kryer dhe jepë përshtypjen se programi politik dhe qeverisja e mirë janë arsyeja kryesore që po i bashkangjiten pozitës së qeverisjes lokale në Bujanoc”, thotë një burim anonim nga PVD.
Portali ynë do të kontaktojë ditëve të ardhshme sekretarin e kuvendit komunal në mënyrë që të mund të vërtetoj saktësinë e këtij informacioni./Titulli.com/